Paralajmëron Dr Fauci: Udhëtimet e Krishtlindjeve do të nxisin përhapjen e Omicron

Udhëtimet e Krishtlindjeve do të rrisin përhapjen e variantit Omicron edhe në mesin e të vaksinuarve plotësisht, ka thënë eksperti kryesor i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci.

“Nuk ka dyshim që Omicron ka një aftësi të jashtëzakonshme për t’u përhapur”, tha Fauci në një program televiziv në NBC.

Ai ka këshilluar që të mos udhëtohet në pandemi sepse varianti tani po shpërndahet si “i tërbuar” nëpër botë.

Për shkak të këtij varianti, shumë vende kanë shtrënguar masat anti-Covid. Në Europë, Franca dhe Gjermania janë ndër ato vende që kanë vendosur kufizime të udhëtimit, ndërsa Holanda nga e diela, 19 dhjetor ka hyrë në një bllokim të rreptë.

Qeveritë po shtojnë gjithashtu programet e tyre të vaksinimit përforcues ndaj Covid pasi studiuesit thanë se vaksina shtesë mund të sigurojë rreth 85% mbrojtje kundër sëmundjeve të rënda./albeu.com

 


Shtuar 20.12.2021 08:28