PD: Didi bën paradë, policët grabiten e çarmatosen
Pëlqej
Partia Demokratike akuzoi sot Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi se u përpoq dje të kompensonte mungesën e qeverisë, me një dalje mediatike propagandistike, për sukseset e mëdha me rendin dhe sigurinë.

Koordinatorja për mediat në PD, Silvi Bardhi deklaroi se gjatë kohës që numëruesi i parë i votave për Partinë Socialiste lexonte shifra që nuk e bindnin as atë vet, një lajm nga Shkodra ia hodhi poshtë të gjitha arritjet.

“Një polic u grabit, iu morën paratë dhe arma e shërbimit, pikërisht në kohën që numëruesi i parë i votave të Partisë Socialiste, Didi, shpallte rezultatet e punës së tij. Dhe pak ditë më parë, një tjetër polic në Tiranë, u grabit dhe u çarmatos në mes të ditës. Grabitja dhe çarmatosja e policëve në mes të ditës, është treguesi real i gjëndjes së përkeqësuar të rendit, dhe rënies së autoritetit të Policisë së Shtetit, për shkak të politizimit të saj, dhe largimit masiv të profesionistëve”, u shpreh Bardhi.
Shtuar më 13/08/2014, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori