PD dhe PDR nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit në zgjedhjet vendore
Albeu.com
Kjo u vendos dje në negociatat e zhvilluara mes përfaqësuesve të dy partive, sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Ridvan Bode dhe nënkryetarit të PDR-së, Tritan Shehu. Partia Demokratike dhe Partia Demokratike e Re do të dalin me kandidatë të përbashkët për kryetar bashkish dhe komunash.
 Pas përfundimit të negociatave, zoti Bode u shpreh se se dy partitë në fjalë vërtetuan edhe një herë se kanë të njëjtin frymëzim ideologjik e politik dhe si anëtare në të njëjtat organizma politike partiake europiane, të bashkëpunojnë në një koalicion elektoral që do të kosistojë në nxjerrjen e kandidaturave të përbashkëta në mazhoritar dhe me lista të veçanta në proporcional për këshilltarët lokale. Ai u shpreh i sigurtë se mënyra se si koalicioni i djathtë po vepron, do të synojë maksimalizimin e mandateve për kryetarë komunash dhe bashkish dhe zgjedhjen e kandidaturave më të mira për të përgatitur një qeverisje vendore më të mirë, më të kualifikuar, për të zgjedhur një qeverisje vendore, të aftë për të materializuar atë program ambicioz që kemi ne në kuadër të koalicionit në qeverisjen aktuale.

“Ne ramë dakord që të jemi të angazhuar për të çuar deri në fund reformën elektorale sipas rekomandimeve të OSBE ODHIR, por avancimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në këtë koalicion nuk do të kushtëzohet me rezultatet e këtij bashkëpunimi në Parlament apo me ndonjë pretendim të veçantë lidhur me reformën elektorale që mund të kenë partitë e koalicionit. Partitë ranë dakord që koalicioni të jetë nacional, që do të përfshijë të gjithë territorin e vendit dhe që ky bashkëpunim mbetet i hapur për partitë që janë në koalicionin qeverisës por edhe për parti të tjera të spektrit të djathtë që janë jashtë Parlamentit”, shtoi ai.
Ndërsa nënkryetari i PDR-së, Tritan Shehu u shpreh se “të dy partitë formalizuan një rrugë të përbashkët për të vazhduar dhe për të patur koalicionin efektiv në zgjedhjet lokale, si një kusht i rëndësishëm për suksesin e koalicionit të qendrës së djathtë”. start
Shtuar më 26/10/2006, ora 13:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori