PD: Deputetja socialiste kercenoi Rajmonda Bulkun
Albeu.com
Partia Demokratike akuzoi sot deputetët e PS, pjesëmarrës në grevën e urisë se kanë kërcënuar deputeten demokrate Rajmonda Bulku. Sipas deklaratës së PD-së, deputetja Bulku është kërcënuar dhe fyer me anë të mesazheve të dërguara në adresë ...... të saj pas deklaratave të bëra nga ajo në lidhje me grevën e urisë të deputetëve socialistë. “Ata kërcënuan Rajmonda Bulkun sepse kjo grua e nënë shqiptare nuk mundi të pajtohej me terrorin psikologjik, psikodramën dhe lëndimin e thellë shpirtëror që përjetojnë vogëlushët që kanë nënat e tyre të ngujuara në grevën Rama – Ruci”, tha zëdhënësja e Partisë Demokratike Erla Mëhilli.
Shtuar më 07/05/2010, ora 20:24
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori