PD depoziton në Kuvend iniciativat për Dekriminalizimin dhe Komisionet Hetimore
Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend dy iniciativa ligjore për Dekriminalizimin dhe Komisionet Hetimore Parlamentare.

Propozimi për Dekriminalizimin parashikon përjashtimin nga politika për funksionarët dhe të zgjedhurit kur ata arrestohen në kushtet e flagrancës të krimit kundër jetës dhe shëndetit.

Propozimi tjetër pamundëson bllokimin nga mazhoranca të punës së Komisioneve Hetimore përmes mos pranisë së anëtarëve të mazhorancës, siç ka ndodhur deri tani në rastet e Komisionit Hetimor për Serverin e Tatimeve dhe Komisionit Hetimor për Emërimet në Administratën Publike. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2016, ora 12:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori