PD denoncon një ndërtim pa leje pranë shtëpisë së Ramës
Pëlqej
Partia Demokratike reagoi sot lidhur me vendimin e qeverisë për ngrirjen e ndërtimeve deri në zgjedhjet lokale të vitit 2015 duke akuzuar kryeministrin se politikat e Ramës për ndërtimet pa leje janë selektive.

Duke denoncuar një ndërtim pa leje që sipas PD-së është duke u ndërtuar pranë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Dajt, koordinatori për Ndihmë Ligjore Ervin Salianji bëri me dije se ndërtimi pa leje po bëhet nga njerëz të afërt të qeverisë.

“Rama flet për ‘krim mjedisor’, ndërsa qeveria bën krim vetë. Politikat e Ramës për ndërtimet pa leje janë selektive, prishen banesat e të pamundurve, lejohen të qeveritarëve”, tha Salianji. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori