“Betimi i jetës sime”, Meta e nis ditën me dorën mbi kushtetutë (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka vendosur të ndajë në llogarinë e tij në Facebook, momentin kur u betua në Kuvend si President i Shqipërisë dhe kur mori detyrën, më 24 korrik 2017.

Meta ka nxjerrë një video vetëm fragmentin kur thotë ”Betohem”, si dhe shkruan ‘Betimi i jetës sime”.

Po ashtu më poshtë ai thotë Për Kushtetutën, për kombin, për Shqipërinë, për Republikën. Edhe pak ditë ndajnë nga manifestimi që ai do të organizojë më dy mars në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” pas përplasjeve të vazhdueshme Presidencë- mazhorancë, herën e fundit për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Pas akuzave për kreun e KED, Ardian Dvorani sa i përket procesit të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, Meta akuzon mazhorancën për grusht shteti dhe kapje të Gjykatës Kushtetuese.


Shtuar 26.02.2020 07:37