PD: Deklarata e Tahirit për terrorizëm e turpshme, Rama ta shkarkojë
Pëlqej
Deklarata e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në bashkëpunimin ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë, një vend të veçantë zë edhe lufta kundër terrorizmit etnik, është cilësuar si një deklaratë e tuprshme nga Partia Demokratike.

Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Aldo Bumçi u shpreh se k ëto deklarata shqiptarët i kanë dëgjuar në kohën e Millosheviçit

“Në vend që t’i kërkonte homologes se tij maqedonase që të zbatohet Marrëveshja e Ohrit dhe të respektohen të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë, Ministri Tahiri deklaron se do të luftojë terrorizmin etnik. Kjo është një deklaratë e turpshme, e paprecedentë në historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Një deklaratë që përbën një skandal kombëtar, ku Ministri i Brendshëm i Shqipërisë flet për luftën kundër terrorizmin etnik shqiptar në Maqedoni. Këto deklarata shqiptarët i kanë dëgjuar në kohën e Millosheviçit. Por sot shqiptarët i dëgjojnë nga Ministri i Brendshëm i Shqipërisë”, u shpreh Bumçi.

Sipas tij, me këtë deklaratë, Tirana Zyrtare konfirmon se shqiptarët përbëjnë një rrezik, se ata janë terroristë, duke legjitimuar dhe nxitur persekutimin dhe dhunën ndaj tyre. Bumçi tha se shumica qeverisëse duhet të dënojë këtë deklaratë të papërgjegjshme të ministrit të Brendshëm të Qeverisë Rama. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 15:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori