PD: Dasma e Veliajt, abuzim dhe propagandë
Pëlqej
Abuzim, propagandë dhe mashtrim e ka cilësuar Partria Demokratike dasmën e Ministrit të Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj. Sipas selisë blu faktet e publikuara në media hedhin dritë mbi skandalin e angazhimit të strukturave shtetërore dhe përdorimit të fondeve qeveritare për ta bërë gati Kalanë e Gjirokastër për dasmën e Ministrit Veliaj.

Sipas Partisë Demokratike me shpenzimet faraonike te dasmës së Veliajt doli në pah kontrasti i madh mes lluksit të ceremonisë dhe qytetarëve të Gjirokastrës, që sipas tyre po vuajnë pasojat e gjendjes së rënduar ekonomike.Për Partinë Demokratike edhe shpërndarja e materialit filmik nga zyra e shtypit pranë Veliaj, në të cilën shfaqej ministri pak orë pas dasme në krye të detyrës është mashtrim me opinionin publik pasi aktiviteti ishte organizuar 1 javë përpara dasmës. Ndërsa Altin Goxhaj ka kërkuar hetim nga ILDKP pasi sipas tij shpenzimet e dasmës së Ministrit Veliaj janë më të larta se sa deklarimi i pasurisë së tij. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori