PD: Daja i Velisë me pallat pa leje në Urën Vajgurore
Pëlqej
Partia Demokratike vazhdon të denoncojë ndërtimet klienteliste. Në një deklarate për mediat, kooordinatori i PD-së Ervin Salianji tha sot se që prej fillimit qeverisjes Rama-Meta në Shqipëri oborrtarët ndërtojnë në mes të ditës pa iu dridhur qerpiku, ndërkohë që njerëzit e varfër tmerrohen për një tullë.

“Kam këtu vendimin e Gjykatës së Apelit të Vlorës, e cila shfuqizon aktin administrativ të njësisë vendore Ura Vajgurore, dhe i jep të drejtë Inpektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe një personi të tretë, i cili ka kërkuar që ky ndërtim të mos bëhet”, u shpreh Salianji. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori