PD cakton Patozin ndermjetes per transparencen e zgjedhjeve
Albeu.com
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka bërë të ditur se Partia Demokratike ka ngarkuar drejtuesin e grupit të saj parlamentar, Astrit Patozi, që të ndërmjetësoje me Partinë Socialiste për hetimin e zgjedhjeve të vitit të kaluar.Berisha tha se mazhoranca edhe më parë kishte shprehur gatishmërinë për transparencën e zgjedhjeve bazuar mbi rezolutën e Parlamentit Evropian.
Kryeministri tha se mirëpret çdo propozim nga opozita socialiste, qoftë duke marrë pjesë në komisionin hetimor të krijuar tashmë, qoftë duke ngritur një komision të ri, për të cilin ai vetë ua kishte ofruar shumicën dhe kryesimin deputeteve të opozitës.

Ndërkohë, Partia Socialiste i bëri thirrje mazhorancës dhe kryeministrit Berisha që të fillojnë punën për të zbatuar rezolutën e Parlamentit Evropian. Deputeti i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, kërkoi në emër të opozitës ngritjen e një komisioni të ri hetimor, ku opozita të marre shumicën dhe kryesimin e tij, si edhe një hapësirë të pakufizuar për të hetuar zgjedhjet. /VoA/
Shtuar më 13/07/2010, ora 00:32
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori