PD bojkoton zgjedhjet, flet kryebashkiaku që socialistët donin ta "shkulnin"
Dje ishte edhe afati i fundit i përcaktuar në Kodin Zgjedhor për regjistrimin e kandidatëve në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Pas 16 vitesh, Kryetari i Bashkisë së Vorës Fiqiri Ismaili nuk do të ketë më mundësi që të kandidojë për një mandat të pestë.

Ndonëse ka fituar përballë të gjithë kundërshtarëve të së majtës në këtë bashki, vendimi i ndërmarrë nga Partia Demokratike për të mos hyrë në zgjedhje, sjell automatikisht edhe penalizmin e tij. Pas përfundimit të studimeve të larta në degën Agronomi, ka përfunduar studimet për Master.

Më pas, nga viti 1990 është marrë me biznesin e tij privat që merret me imputet bujqësore. Në vitin 2003 kandidoi për Bashkinë e Vorës nën logon e Partisë Demokratike e prej atij viti e deri më sot vazhdon të jetë kryetar i Bashkisë së Vorës për 4 mandate rresht.

Në një prononcim për tirananews.al, kryebashkiaku aktual i Vorës shprehet se do të pranojë vendimin e marrë nga strukturat drejtuese të PD-së.

Disa javë më parë, kamerat e një televizioni kapen SMS-të e ministres Balluku me një deputet socialist, ku ndër të tjera flisnin se si do ta "shkulnin" Ismailin nga Vora.

Proncimi

Për vendimin që ka marrë PD për të mos hyrë në zgjedhje, ju çfarë mendimi keni personalisht sepse në njëfarë mënyre ju penalizoheni pasi ju hiqet mundësia për të qenë kryetar bashkie?

Do t’i nënshtrohem vendimit të partisë. Do e respektojmë.

Jeni në një linjë?

Po në një linjë.

Po në lidhje me protestën, ju çfarë mendimi keni?

Do respektojmë çdo vendim dhe punë që kemi nga qendra.
Shtuar më 14/05/2019, ora 15:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori