PD bojkoton me 10 ditë Kuvendin: S'na e mbyllni dot gojën!
Pas vendimit të Byrosë që përjashtoi 10 ditë nga Parlamenti ish-kryeministrin Sali Berisha, grupi parlamentar i PD ka vendosur të bojkotojë me 10 ditë pjesëmarrjen në jetën parlamentare.

“Kjo mazhorancë ka vendosur ti mbyllë gojën opozitës, e ka gabim. Ne gojën s’do na e mbyllë kurrë. Edhe sikur të dalim fare nga ai Parlament, e kemi filluar Parlamentin me qytetarët e vërtetë”, tha për gazetarët kryetari i grupit të PD, Edi Paloka, jashtë selisë blu.

Ky vendim erdhi pas përjashtimit të Berishës 10 ditë nga Parlamenti, me kërkesë të Partisë Socialiste. Ish-kryeministri u përjashtua për shkak se akuzoi kryeministrin Edi Rama duke e quajtur kriminel, gjë që u kundërshtua ashpër nga Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla. /albeu.com/


Shtuar më 28/05/2016, ora 10:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori