PD: Argumentet e qeverisë për regjistrimin e IMEI, qesharake
Pëlqej
Argumentet e Qeverisë në lidhje me regjistrimin e numrit IMEI të aparateve celularë janë cilësuar sot si qesharake nga ana e Partisë Demokratike. Në një deklaratë për mediat, Këshilltari Ligjor i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi, theksoi se shoqëria civile, ekspertët ndërkombëtarë dhe Gjykata e Drejtësisë së Luksemburgut shprehen absolutisht kundër marries nga qeveria të IMEI-T, pra kodit unik personal të telefonit të cdo abonenti.

“IMEI është një nga rrugët më të sigurta, të gjurmimit, përcaktimit të vendndodhjes dhe përgjimit të bisedave e mesazheve. Dhe nëse dikush zotëron kodin tënd të IMEI, jeta jotë kthehet në një libër të hapur. Megjithatë Kryeministri Rama, ministrja kushërirë, kanë dalë kundër gjithë botës, dhe duan patjetër të përgjojnë, të hyjnë brenda privatësisë së cdo shqiptari, një e drejtë e mbrojtur me Kushtetutë”, theksoi Bardhi.

PD akuzoi edhe Komisionerin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, për qëndrimin e mbajtur ndaj vendimit të qeverisë për regjistrimin e IMEI. /albeu.com/

Shtuar më 14/08/2014, ora 12:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori