E FUNDIT/ Vetëm 50 vjeç, COVID-19 i merr jetën mamisë në Elbasan
PD, Alibeaj: Rama një larvë blloku
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i mëshoi sot akuzave ndaj kreut të Partisë Socialiste duke e akuzuar se ka manipuluar videon e regjistrimit Meta-Prifti. “Jam sot këtu për ti deklaruar Edvin Kristaq Ramës, bllokmenit çimkë apo, zotit 20 % se manipulimi i videos nga ti, për të akuzuar kryeministrin e vendit përbën një vepër të rëndë kriminale në ligjet e çdo vendi të lirë. Por, një akt të tillë mund ta kryejë vetëm një bllokmen çimkë si ti, që ndan, me babain biologjik e shpirtëror ekzekutimin, varjen, manipulimet e falsifikimet për kundërshtarët politikë”, theksoi Alibeaj.

Një akt të tillë të shëmtuar, shtoi ai, mund ta realizojë vetëm një bllokmen çimkë, si ti, që si prind i ke mohuar djalit tënd atësinë, kafshatën e gojës për 10 vjet rresht, që ke akuzuar babanë tënd për baba të tij dhe s'ke pranuar të bësh analizat për të faktuar akuzën tënde monstruoze.

“Këto nuk janë manipulime, por janë të gjitha dokumente të dosjes gjyqësore të botuar në shtyp nga miqtë e tu më të afërt. Manipulimin dhe falsifikimin e dokumenteve mund ta bëj vetëm një larvë blloku si ti, që i lejon vetes të shfrytëzojë lirinë për tu zhveshur lakuriq në plazhet publike të botës, duke mundësuar që të tjerët të thonë, ja ministrat lakuriq të shqiptarëve.

Falsifikimin e videos, një akt të tillë amoral, mund ta bëje vetëm një bllokmen si ti, që si bashkëshort nxjerr lakuriq bashkëshorten në plazhet e botës, ndryn në çmendi nënën e djalit të tij, rreh shtazërisht bashkëshorten e radhës në lokalet publike”, nënvizoi Alibeaj. Manipulimin e videos, vijoi ai, këtë vepër kriminale mund ta bëj vetëm një bllokmen si ti, që në dosjet e prokurorisë shqiptare dhe vendeve përreth, ke të faktuar se me Aldo Baren ndan tenderat dhe drogën, se të tjerë të kanë akuzuar për vrasje dhe marrje të sasive të drogës, e se me klanin Gina e klane të tjera ke ndarë krime monstruoze, drogën, pronat, shtretërit, lejet e ndërtimit, dhe tenderat.

“Një akt të tillë mund ta bëj vetëm një bllokmen çimkë si ti, që urren gjer në vdekje qytetarët shqiptar, sepse je i vetmi politikan në Evropë që ke bërë çdo gjë: bojkote, valle kutish e greva orgjish, për të penguar lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Një akt të tillë të ulët mund ta bëj vetëm një bllokmen çimkë si ti, që për çdo leje ndërtimi pret 20 % gjoba, e faktuar kjo me kontrata të botuara në të gjitha mediat shqiptare”, u shpreh Alibeaj.
Shtuar më 16/01/2011, ora 15:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori