PD akuzon sërish Valdrin Pjetrin: Çfarë të kujton data 27 janar 2003?
Pas akuzave të Partisë demokratike se është dënuar për trafik droge në Itali, kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës, Valdrin Pjetri ka publikuar dokumente të Ministrisë së Drejtësisë të Italisë, qe sipas tij tregojnë se nuk është dënuar.

“Nuk dua të hyj në baltën e PD-së, e cila ka javë që kërkon të njollosë figurën time. Ja ku janë çertifikatat e pastërtisë së figurës time në shtetin Italian. Të tjerat i’a kam lënë atyre që duan të mbulojnë dështimet e tyre disa vjeçare duke njollosur emrin tim. Ditë më të mira po vijnë për Shkodrën dhe banorët e saj”, tha Pjetri. Por pas këtyre deklaratave, sekretari i përgjithshëm i PD-se, Gazmend Bardhi deklaroi se “Edi Rama detyroi serish Valdrin Pjetrin të mashtrojë për të mbuluar të kaluarën e tij si trafikant droge.

Pasi dështoi me TIMS-in, që fakton se Valdrin Pjetri nuk ka shkelur në Itali për 7 vjet, trafikanti i Ramës publikoi dokumente që mashtrojnë opinionin publik për të kaluarën e tij kriminale” tha Bardhi, sipas te cilit ky dokument nuk ka asnjë vlerë.

“Kushdo e di që pas kalimit të një periudhe të caktuar kohore, dënimi i marrë në të shkuarën nuk shkruhet më në dëshminë e penalitetit. Ky është edhe rasti i dokumentit të publikuar nga Valdrin Pjetri. Ai dokument nuk provon që një person nuk ka qenë ndonjëherë i dënuar”, tha Bardhi, i cili i bëri Pjetrit një pyetje: Çfarë të kujton data 27 Janar 2003?/TCh/

Shtuar më 11/08/2019, ora 12:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori