PD akuzon: Erion Veliaj gënjen për cilësinë e ujit të pijshëm në Tiranë
Partia Demokratike akuzon kreun e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj se në drejtimin e tij kryeqyteti po vuan jo vetëm mungesën e ujit të pijshëm por dhe atë të ndotur.

Oriola Pampuri: Autobotët dhe bidonat e ujit janë simbolet e një qyteti të qeverisur keq, pa investime dhe të vjedhur nga Erion Veliaj. Kryetari i paligjshëm i Bashkisë se Tiranës është përgjegjës për shëndetin e mijëra qytetarëve të Tiranës me deklaratat e tij të papërgjegjshme se uji që vjen në rubineta është i sigurtë.

Ish deputetja Pampuri vuri në dispozicion dhe një video

Oriola Pampuri: "Ne kemi bërë gati një material, ku, në më pak se 1 minutë, perballet propaganda e Erion Veliajt me realitetin që qytetarët denoncojnë në Tiranë për gjendjen e mjerueshme të ujit në zona të ndryshme"

Investimi i vetëm i kryebashkiakut sipas PD-së është rritja e vazhdueshme e çmimit të ujit.
Shtuar më 21/09/2019, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori