PD akuza Ramës: Inkriminoi partinë dhe administratën
Pëlqej
Partia Demokratike akuzoi sërish sot Kryeministrin Edi Rama se inkriminoi partinë që drejton, administratën dhe parlamentin. Në një deklaratë për mediat, deputeti Sherefedin Shehu u shpreh se akti i rëndë i goditjes në Parlament dhe i kërcënimit me jetë të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, do të kishte bërë çdo Kryeministër normal, të një vendi normal, të reagonte, të mbante një qëndrim.

“Pas kësaj ngjarjeje të paprecedentë që solli tension politik dhe detyroi Partinë Demokratike të ndërpesë marrdhëniet me Kuvendin, dolën në dritë fakte rrënqethëse për inkrimimin që Edi Rama i ka bërë kuvendit. Çdo Kryeministër normal, i një vendi normal do të kishte reaguar, do të kishte mbajtur një qëndrim, kur provohet me dokumenta zyrtare se deputeti i partisë së tij është dënuar më parë për trafik prostitucioni e rrëmbim personi. Por Edi Rama hesht, edhe pse dihet botërisht se deputeti me precedent penal është sot në parlament, me firmën e vulën e tij, dhe se ishte pikërisht Kryeministri që dëboi dhunshëm nga lista dy kandidate femra, vetëm e vetëm për ti hapur rrugën Arben Ndokës”, deklaroi Shehu.

Sipas deputetit demokrat, heshtja e Ramës, po e ndihmon atë të hyjë në histori si Kryeministri që inkriminoi partinë e tij, inkriminoi administratën, inkriminoi parlamentin. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori