22-vjeçarja shqiptare në Amerikë infektohet me koronavirus, tregon si e kuptoi

Një shqiptare e cila jeton në SHBA është infektuar nga koronavirusi.

Ajo është vetëm 22 vjec dhe jeton në Kaliforni, ndërkohë që po bëhet virale në rrjet për shkak se ka vendosur të ndajë me njerëzit nga Twitteri shumë nga gjërat që po i ndodhin tani që ka COVID-19 shkruan albeu.com.

Bjonda Haliti shkruante në një postim që u bë shumë shpejt viral:

“Jam 22 vjeç dhe kam rezultuar me Covid-19. Dua të ndaj eksperiencën time me ata që kanë të njëjtën moshë me mua për t’ju ndërgjegjësuar dhe për të larguar çdo stress, ankth që keni për shkak të kësaj pandemie.”

Ndër të tjera përvec se këshillon të pijnë shumë ujë dhe të qëndrojnë të hidratuar, Bjonda tregon sesi e kuptoi dalëngadalë se ishte sëmurë që nga temperatura, ethet dhe dhimbjet e fytit. /albeu.com/

Profili i Halitit nw rrjetin social Twitter: https://twitter.com/baeonda


Shtuar 20.03.2020 09:50