PD: “Afera CEZ” do rrisë çmimin e energjisë për shqiptarët
Pëlqej
Për Partinë Demokratike “Afera CEZ” i ka kushtuar dhe do t’i kushtojë ekonomikisht, financiarisht dhe imazhin ndërkombëtar të Shqipërisë. Në një deklaratë për mediat, Enno Bozdo u shpreh se
kjo aferë do të sjellë rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Sipas tij, 500 milionë euro, borxhe të pranuara dhe të papaguara të kompanisë CEZ ndaj shtetit shqiptar, u shuan me një të rënë të lapsit.

“3 miliardë dollarë, dëmi që CEZ i ka shkaktuar SEL dhe ekonomisë shqiptare, edhe pse i certifikuar nga ekspertë të mirënjohur ndërkombëtarë, u “harrua” nga maxhoranca pa brerjen më të vogël të ndërgjegjes. Mmaxhoranca do t`i paguajë CEZ edhe 95 milionë euro të tjera, edhe pse CEZ shkeli kontratën me të dyja këmbët duke i shkaktuar vendit dëme të pallogaritshme”, u shpreh Enno Bozdo.

Duke shtuar se “Afera CEZ” do t`i kushtojë shumë Shqipërisë dhe në planin e imazhit ndërkombëtar të vendit ai tha se maxhoranca fshehu me qëllim raportet ndërkombëtare të kompanive të specializuara.

Duke thënë se avokati ndërkombëtar u përjashtua nga negociatat, ai deklaroi se “maxhoranca nuk di dhe nuk dëshiron të mbrojë interesat legjitime të shtetit shqiptar”.

“Imazhi i dëmtuar i Shqipërisë nga kjo afere, nuk do te mund te rifitohet, sepse maxhoranca duke paguar CEZ, ka marrë padrejtësisht mbi vetë fajin”, tha Bozdo, duke shtuar se Partia Demokratike e ka denoncuar prej muajsh këtë skandal.
Shtuar më 26/09/2014, ora 13:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori