PD: 6 muaj pa kontrata, qeveria refuzon t’u japë shpërblimin e fundvitit mësuesve
Deputeti i PD-së Luçiano Boçi, ka denoncuar sot refuzimin e MAS për të nënshkruar kontratën kolektive për 36 mijë mësues të arsimit parauniversitar në vend.

Sipas demokratit MAS nuk e ka nënshkruar këtë kontratë pasi nuk pranon t’u paguajë mësuesve pagën e 13-të dhe t’u japë shpërblimin e fundvitit.

Deklarata e plotë

Të gjithë mësuesit e Shqipërisë, 36 mijë mësues të arsimit parauniveristar janë prej 6 muajsh pa kontratë pune.

Ministrja e Arsimit refuzon të nënshkruajë kontratën kolektive me sindikatat duke shkelur  ligjin.

Mungesa e kontratës së punës që prej 31 majit i mban mësuesit të pasigurtë në vendet e punës.

Ata janë të pambrojtur dhe Ministria e Arsimit mund të marrë në çdo kohë vendim arbitrar për largimin e tyre, siç
edhe ka ndodhur.

Ka edhe dy arsye të tjera, përse Ministrja nuk rmos
kontratën kolektive për 36 mijë mësuesit e Shqipërisë. 

Sepse qeveria refuzon t’u paguajë mësuesve pagën e 13-të  dhe sepse refuzon t’u japë shpërblimin e fundvitit.

Refuzimi për të lidhur kontrata me mësuesit e sistemit parauniversitar, është në kontrast me vendimin e
qeverisë, e cila, për shembull, paguan për një incinerator pa u ndërtuar dhe për check up-in pa u bërë fare
analizat. 

Veprimi me dy standarte i qeverisë është i qartë: klientëve më të cilët ndajnë miliona euro, u jepet siguri me
kontrata dhjetëvjeçare, ndërsa arsimtarët lihen të pasigurtë dhe të papaguar. /albeu.com/
Shtuar më 17/11/2017, ora 14:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori