E zbulon prestigjozja franceze: Ylli i Napolit ka blerë apartament në Paris

PSG-së po përgatitet për të zëvendësuar Thiago Silvan i cili me shumë gjasa do të largohet pas 8 sezonesh.

35 vjeçari përfundon kontratën me PSG në fund të sezonit, dhe po përmendet gjithnjë e më shumë për një rikthim në Milano, dhe Le Parisien jep emrin e pasuesit të tij te kampionët e Francës.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, i cili është një nga lojtarët më të respektuar në Evropë për pozitën e tij.

Senegalezi 28 vjeçar ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023, dhe nga shitja e tij italianët mund të fitojnë rreth 100 milionë euro.

Gjithashtu, Le Parisen shkruan se Koulibaly është në procesin e blerjes së një apartamenti të madh në qendër të Parisit për katër milionë euro, që po shërben si provë se ai do të luajë në ‘Parkun e Princit’ sezonin e ardhshëm.


Shtuar 27.02.2020 07:58