PD: 36 ditë nga dhuna ndaj opozitës
Pëlqej
Partia Demokratike reagon sërish lidhur me heshtjen 36-ditore të kryeministrit Edi Rama për dhunën ndaj deputetit Strazimiri në Kuvend. Përmes një deklarate të shpërndarë nga zyra për shtyp e selisë blu, PD shprehet e vendosur për të mos lejuar instalimin e standardit të Kryeministrit, sipas të cilit dhunimi dhe kërcënimi me jetë i opozitës është një gjë normale.

"Përpjekja për ti mbyllur gojën opozitës me dhunë dhe me kërcënime për jetën, është një nga ngjarjet më të rënda që kanë ndodhur në demokracinë tonë.
I tillë ishte akti banditesk në parlament 36 ditë më parë.Edi Rama tenton ta relativizojë e minimozojë këtë zhvillim, duke heshtur.
Hesht Edi Rama edhe kur publikisht mësohet se deputeti i tij, instrumenti i dhunës që ai përdor në parlament, rezulton me fakte e dokumenta, si i dënuar për trafik prostitucioni e rrëmbim personi.
Por sa më shumë hesht Rama për dhunën ndaj opozitës, dhe për provat e inkriminimit të parlamentit, aq më shumë rriten përmasat e këtij skandali.
Edhe më skandaloze bëhen këto përmasa, kur dihet se Kryeministri ishte porositësi i dhunës, dhe Kryeministri bëri cdo gjë që ta pasur në parlament Arben Ndokën.
Partia Demokratike nuk do të lejojë vendosjen e këtij regjimi, ku sipas Edi Ramës është normale që të dënuarit për prostitucion dhe rrëmbim personi të bëhen deputetë." thuhet ne deklarate." thuhet ne deklarate.

PD njofton se nuk do të lejojë që të instalohet standardi i Edi Ramës, sipas të cilit dhunimi dhe kërcënimi me jetë i opozitës është një gjë normale. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 12:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori