PBDNJ: Pakt me LSI qe te votojme Topin
Albeu.com
Njeri prej deputeteve te PBDNJ, Leonard Solis, njeheresh edhe sekretar i pergjithshem i kesaj partie, propozoi qe te behet pakt me LSI, qe LSI te kete te drejte te propozoje prokurorin e pergjithshem ne kembim te votave per Bamir TopinPartia Bashkimi per te Drejtat e Njeriut ka bere te ditur qendrimin e saj ne lidhje me ceshjen e shumeperfolur te Presidentit. PBDNJ do te mbeshtese kandidaturen e Bamir Topit si President te ardhshem te vendit. Deklarata vjen nga sekretari i pergjithshem i kesaj partie Leonard Solis. Ndersa propozon qe te behet pakt me LSI, qe LSI te kete te drejte te propozoje prokurorin e pergjithshem ne kembim te votave per Bamir Topin. “Bamir Topi duhet te jete president. Per kete duhet te behet nje pakt me partine Levizja Socialiste per Integrim ne menyre qe te jete ajo qe te propozoje Prokurorin e Pergjithshme ne kembim te votave per Topin”, ka thene Solis.

Ndekaq nenkryetari i PDR-se Tritan Shehu kerkon qe te vazhdojne kontaktet mes liderve. Ne nje deklarate per shtyp ai u shpreh se ende nuk egziston nje garanci se kriza presidenciale eshte drejt zgjidhjes dhe se ende rrezikohet qe vendi te shkoje ne zgjedhje te parakohshme. “Kriza nuk mund te jape garanci per zgjidhjen prandaj rrezikohen zgjedhjet e parakohshme”, perfundoi Shehu. News 24
Shtuar më 17/07/2007, ora 13:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori