PBDNJ dhe Opozita skenarë për tërheqjen e komisionerëve
Arben Llalla
Nga Arben LLALLA - Partia PBDNJ dhe partitë e tjera opozitare do të krijojnë incidente me skenarë të parapregatitura me qëllimin dashakeqës që të pasqyrojnë një imazh negativë për qeverinë se gjoja nuk është në gjendje të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike. Personalisht kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule është ideatori kryesorë i këtyre skenarëve për të krijuar alibinë se minoriteti grek rrezikohet nga nacionalistët shqiptar. Është vërtetuar disa herë nga organizatat ndërkombëtare se minoriteti grek gëzon të gjitha të drejtat e njeriut, të drejta që Greqia vetë i shkel me të dyja këmbët për minoritetet etnike dhe fetare atje.

Skenari i PBDNJ-OMONIA ka të bëjë me incidente të sajuar në bashkinë e Himarës, Konispolit dhe Sarandës. Personalitetet greke të ardhur nga Athina, shoqëroren me paraushtarak dhe anëtarë të Agimit të Artë. Gjatë 30 ditëve të fushatës parazgjedhor u vërejt se partitë opozitare do pësojnë humbje të thella. PBDNJ ka mundësi që mos të fitojë asnjë bashki dhe duke parashikuar këtë humbje Vangjel Dule, si ”heroi” pas beteje me lojë fjalësh të lexuara nëpër romane do mbaj një fjalim pompoz duke u hidhur dhe përdridhur. E pastajmja e zgjedhjeve vendore Vangjel Dule do rreshtohet në opozitë me marrëveshjen e vetme që të jetë në listat deputet i sigurt në zgjedhjet e 2017.

Gjatë ditës së Premte dhe të Shtunë erdhën rreth 10.000 emigrantë nga Greqia për të votuar, kjo shifër është larg parashikimeve të PBDNJ-OMONIA dhe Vangjel Dules të cilët parashikonin se emigrantë që votojnë në Sarandë, Konispol dhe Himarë do vinin rreth 30.000. Ky është shkaku kryesor për braktisjen e zgjedhjeve ditën e votimeve nga PBDNJ.

Skenarët e incidenteve në Konispol do bëhen në praninë e deputetëve grek. Ndërsa në bashkinë e Himarës si gjithnjë në skenarët e incidenteve do ndodhet aty pranë “rastësisht” Babis Karathanos, deputeti ekstremistë Maqis Voridhis, Konstandin Barka, Terenz Kuik, etj. Pas incidenteve të skenuar PBDNJ dhe Opozita do tërheqin komisionerët dhe fajin do tia lenë qeverisë. Televizionet e shumta të ardhura në këtë kohë krize nga Greqia do filmojnë skenarët e parapërgatitura dhe me mjeshtrin e teknologjisë moderne do ja pasqyrojnë shikuesve grek sikur plasi lufta në jugun shqiptar.

Përjashtimi i Greqisë më 1 Korrik nga zona euro duhet të justifikohet me një skenarë frikësimi për popullsinë se Greqia rrezikohet nga një luftë me Turqinë dhe Shqipërinë. Është vërtetuar se atje ku dështon funksionimi i shtetit, kombi del në pah në instancën e fundit mbi të gjitha si shpëtimtar për të justifikuar katastrofën e keqmenazhimit të shtetit nga klasa politike. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2015, ora 09:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori