Pazare droge, zbulohet pista e parë mbi masakrën në Devoll
Zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në Devoll, ku si pasojë e një konflikti dhe dhune me mjete të forta mes dy grupesh ka mbetur i vdekur 44-vjecari Zarif Allihu.

Policia ka zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në Devoll ku mbeti i vdekur një 44 vjeçar pas një sulme me mjete të forta.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktima është 44 vjeçari, Zarif Allihu, dhe ky i fundit së bashku me dy miqtë e tij D.Sh dhe M.V janë përleshur në afërsi të kufirit më Greqinë me një grup tjetër të përbërë prej disa personash.

Zarif Alliu nga Vërdova e Pogradecit është dhunuar për vdekje dhe më pas është hedhur në rrugë.

Sipas dëshmisë së dy personave në polici, ata janë përleshur me një grup prej disa personash në afërsi të kufirit, ndërsa dyshohet të ketë persona të plagosur edhe nga grupi i agresoreve.

Përveç grabitjes, policia po heton edhe pistën e prishjes se pazareve te drogës që ka sjellë edhe përleshjen fizike midis grupeve, pasi zona ku ndodhi ngjarja, përdoret si vend shkëmbimi i ngarkesave të drogës midis trafikanteve.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes./albeu.com/
Shtuar më 19/03/2017, ora 12:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori