Garda
Civile i atribuon një krimineli të dhunshëm nga Totana ekzekutimin e një shqiptari, trupi i të cilit u gjet në lumin Guadalentín në 2019.
Shqiptari u ekzekutua me dy plumba, ngjarje e ndodhur siç raportojnë sot
mediat lokale, për
larje hesapesh.
Mediat vendase shkruanin në atë kohë se trupi i pajetë i shqiptarit kishte shenja të qarte dhune para ekzekutimit, duke shtuar se vrasja kishte tipare mafioze, ndoshta për
larje hesapesh që kanë të bëjnë me trafikun e drogës.
Ishte një banor lokal që lajmëroi në atë kohë Gardën
Civile për praninë e një makine në brigjet e lumit, e cila nuk kishte lëvizur nga vendi prej ditësh. Pas kontrollit, policia gjeti trupin e pajetë.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 19:12