Deputeti i opozitës, Halit Valteri e ka nisur
seancën e sotme të
Kuvendit me një akuzë të rëndë.
“Ky është parlamenti i Shqipërisë dhe jo selia e PS-së. Seanca ka filluar në 11:00, ndërkohë që duhet të niste në 10:00.
Nëse këta nuk kanë kohë të mblidhen 2 orë para për pazarin që po bëni me Metën për t’i dhënë KLSH-në nuk është faji ynë apo i shqiptarëve.
Ju për një minutë i hiqni fjalën deputeteve dhe një orë dhunohet Kuvendi se ka mbledhje PS-ja, në emër të grupit ju kërkojmë të mos përsëriten më këto situata.
Në përgjigje të kësaj vërejtjeje, ka reaguar kreu i
Kuvendit, Gramoz Ruci, duke thënë se një gjë e tillë nuk do të përsëritet më.
Shtuar më 25/06/2020,
ora 12:07