Kreu i OBSH: Virusi do të jetë me ne për një kohë të gjatë

Në konferencën e Organizatës Botërore të Shëndetit, kreu i saj ka paralajmëruar se megjithëse epidemia në Evropën Perëndimore “duket të jetë e qëndrueshme ose në rënie”, ka ende “tendenca rritëse shqetësuese në Afrikë, Amerikën Qendrore dhe Jugore dhe Evropën Lindore”.

“Mos bëni gabim, kemi një rrugë të gjatë për të bërë, ky virus do të jetë me ne për një kohë të gjatë,” tha drejtori i përgjithshëm Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai shtoi se ndërsa njerëzit janë “kuptueshëm të irrituar” me urdhrat e qëndrimit në shtëpi, dhe se “një nga rreziqet më të mëdha me të cilat përballemi tani është vetëkënaqësia”.

“Bota nuk do të kthehet dhe nuk mund të kthehet sikurse ishte”, shtoi Dr Tedros. “Duhet të ketë një normal të ri, një botë që është më e shëndetshme, më e sigurt dhe e përgatitur më mirë”, përfundoi ai


Shtuar 22.04.2020 17:32