Pavarësia një opsion për të ardhmen e Kosovës, thotë ministri britanik
Albeu.com
Ministrit Britanik për Evropë, Douglas Alexander, përsëriti sot qëndrimin e Qeverisë Britanike se pavarësia është opsion për të ardhmen e Kosovës. Ai shprehu gatishmërinë e qeverisë britanike për ta ndihmuar Kosovën në përballimin e sfidave që e presin atë gjatë muajve të ardhshëm.Ministri britanik për Evropë, Daglas Aleksandër, pasdite do të shkojë në Beograd, për të biseduar edhe me liderët e lartë serbë.
Qeveria e Britanisë së Madhe përmes ministrit për çështje Evropiane, solli mesazhin e qartë në Prishtinë se pavarësia e Kosovës nuk përjashtohet dhe se ajo është opsion për të definim e statusit të saj. Ministri britanik, Daglas Alexander, pas prononcimit ftoi gazetarët para panosë së vendosur përballë ndërtesës së UNMIK-ut, ku shkruan, Britani e Madhe, populli I Kosovës është me ju. rtk
Shtuar më 15/09/2005, ora 22:17
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori