Pavarësia e kushtëzuar, zgjidhje reale për Kosovën- thuhet në një diskutim në Uashington
Albeu.com
Pavarësia e kushtëzuar e Kosovës, edhe pse larg ideales, ndoshta është zgjidhja e vetme reale e kësaj çështjeje, ka vlerësuar dje një grup ekspertësh amerikanë për Ballkanin në panelin e organizuar nga Fondacioni Heritixh në Uashington.Mirëpo, pjesëmarrësit e panelit nuk kanë rënë dakord sa i përket çështjes së ndarjes eventuale të territorit të Kosovës, as rreth asaj se në ç' masë bashkësia ndërkombëtare duhet të ndikojë në zgjidhjen e situatës në Kosovë.
"Nuk ka dyshim se që nga viti 1999 shqiptarët e Kosovës nuk janë sjellë sipas standardeve ndërkombëtare dhe se ia kanë nënshtruar serbët diskriminimit, të cilit i qenë ekspozuar kur Millosheviqi filloi dhunën ndaj tyre kah fundi i viteve ’80-të. Shumë me rëndësi nën cilat kushte do ta shihnim një stabilizim më të shpejtë, zvogëlim të urrejtjes dhe mungesën e gjakderdhjes. Mendoj se përgjigja është – pavarësia, sepse do të qetësonte shqiptarët në Kosovë, dhe, do t’iu mundësonte serbëve të cilët jetojnë të cilët jetojnë atje dhe që vendosin të jetojnë atje – që atje edhe të mbesin", ka thënë mes tjerash eksperti Charles Cupchan. rtk
Shtuar më 05/01/2006, ora 17:00
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori