Pavarësia e Kosovës është njëri, e disa do të thonë edhe opsioni i vetëm, tha Toni Bler
Albeu.com
Mënyra në të cilën do të zgjidhen statusi i Kosovës dhe Malit të Zi në asnjë mënyrë nuk do të ndikojë mbi stabilitetin e Maqedonisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.Këtë e deklaroi kryeministri britanik Toni Bler në intervistën për gazetën boshnjake "Dnevni avaz". Sipas Blerit, Kosova dhe Mali i Zi si çështje kryesore për sivjet janë çështjet e fundit të hapura që kanë mbetur nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë.


Mënyra në të cilën do të zgjidhen ato nuk do të reflektohet mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi Marrëveshjen paqësore të Dejtonit, tha Bleri, duke shtuar se zgjidhja e statusit final të Kosovës duhet të promovojë stabilitet rajonal dhe multietnicitet. "Pavarësia është njëra, e disa do të thonë edhe opsioni i vetëm", tha Bleri. Partnerët e Bashkimit Evropian do të angazhohen që referendumi për pavarësi në Mal të Zi të zbatohet sipas normave ndërkombëtarisht të pranuara, tha Toni Bler në intervistën për gazetën "Dnevni avaz" të Sarajevës. rtk
Shtuar më 24/03/2006, ora 14:22
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori