Hodhi qesen me kokainë dhe ia mbathi me vrap, si ra në duart e policisë 20 vjeçari shqiptar

Policia e Milanos ka arrestuar një 20-vjeçar shqiptar pasi u kap me 100 gramë kokainë. Sipas mediave italiane, i riu shqiptar ishte përpjekur ta hidhte lëndën narkotike gjatë ndjekjes nga karabinierët.

Telashet për shqiptarin nisën rreth orës 15:00 të pasdites kur ai po qarkullonte me makinë. I riu ishte pikasur prej disa ditësh nga policia për shkak të lëvizjeve të dyshimta.

Arratisja e tij zgjati disa qindra metra, por më pas 20-vjeçari u bllokua nga policia. Gjatë kontrollit të çantës së tij u zbulua 100 gramë kokainë.


Shtuar 14.06.2021 19:58