Pavarësia e BSH, Malaj propozon përmisim të kuadrit ligjor
Pëlqej
Debatet rreth pavaresise se Bankes Qendore dhe takimet midis krereve te shtetit jane cilësuar nga ish ministri i Financave Arben Malaj si të dobishme por mediatizimi i teper i takimeve te tyre me stafin drejtues te BSH nuk e maksimizon kete dobishmeri.

Në një status në profiolin e tij në Facebook, Malaj shprehet se
takimet e krereve te shtetet në zyrat e bankave qendrore nuk jane në praktikat e vendeve që e respektojne pavaresine e Bankes Qendrore.

"Kuadri ligjore aktual i cili ka nevoje te permiresohet , e ka krijuar ekulibrin midis institucioneve te shtetit shqiptar- kuvendi, qeveria, presidenti - per ti garantuar Bankes se Shqiperise pavaresi ne funksionimin e saj. Diferenca midis pavaresesi de jure dhe pavaresise de facto ka nje sere parakushtesh te rendesishme per tu plotesuar." shkruan Malaj.

Sipas tij koncepti pavaresise eshte shume dimensionale, ndoshta ky trajtim i sintetizuar i Bankes Qendrore Europiane mund ta ndihmojë reduktimin e protagonizmit politik per Banken e Shqiperise dhe mund të nxisë thellimin e debatit profesional per permiresimet e nevojshme ligjore dhe institucionale. /albeu.com/
Shtuar më 09/09/2014, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori