E FUNDIT/ Zaev jep dorëheqjen
Pavarësi për Kosovën dhe respekt për pakicat, thotë kryeministri Berisha
Albeu.com
Pavarësia e Kosovës është e vetmja zgjidhje që sjell paqe dhe stabilitet për rajonin, ka thënë kryeministri Sali Berisha për Radion Evropa e Lirë. Ai ka apeluar tek qytetarët e Kosovës, që kanë sakrifikuar shumë për lirinë e tyre të japin edhe një kontribut të ri për pavarësinë e Kosovës.Ata duhet të krijojnë një shoqëri ku gjithë qytetarët të jenë të barabartë para ligjit dhe të krijojnë një mjedis miqësor për të gjitha pakicat, e veçanërisht atë serbe dhe rome."

Duke folur për rolin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar, Berisha theksoi se Shqipëria do jetë kudo ku janë SHBA-të, vendi që gjendet në frontin e parë të kësaj lufte. Sipas kryeministrit shqiptar "për këtë në Shqipëri ka unitet mbarëpopullor dhe nga të gjitha partitë politike". rtk
Shtuar më 28/03/2006, ora 12:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori