Paunovski i kunderpergjigjet Georgievskit
Albeu.com
Në përgjigjen e tij Georgievski dëshiron që vëmendjen e opinionit ta drejtojë në kahe krejtësisht tjetër. ‘Unë në deklaratën time flas për çështje serioze ndërkaq Georgiveski asgjë nuk përgënjeshtron.Është mëse e qartë se temat tejet serioze për të cilat unë flas dëshiron t’i çojë në kahe krejtësisht tjetër’, thuhet në përgjigjen e Luben Paunovskit ndaj deklaratës së djeshme të Lubço Gergievskit.
Ish-ministri i Mbrojtjes Luben Paunovski, në një deklaratë ekskluzive për TV ALSAT, pati thënë se gjatë një takimi pune të mbajtur në vitin 2001, Georgievski, kishte thënë: “Shqiptarëve t’ua japim territoret rreth Dibrës, Gostivarit dhe Tetovës, ndërsa maqedonasit që jetojnë në ato territore, t’i vendosim në Bullgari”. Ndërsa Gergievski duke iu përgjigjur akuzave tha se Paunovski, tani në prag të përfundimit të procesit gjyqësor kundër tij, ka dëshirë t’i vardiset pushtetit aktual, aq më tepër kur i ka parasysh raportet e tij me Gruevskin. Sipas Georgievskit, nuk është e vërtetë se Paunovski ka alarmuar pushtetin e asaj kohe një vit para se të shpërthente konflikti i vitit 2001.
Paunovski më tej në deklaratën e tij me shkrim thotë se ‘me Gruevskin nuk ka kurrfarë raportesh. Me atë që Georgievski inskenon jo vetëm që ik nga temat për të cilat unë flas, jo vetëm që nuk më përgënjeshtron, por vetëm konfirmon se rasti im është politik dhe sipas zakoneve mundet vetëm politikisht edhe të zgjidhet. Dhe kjo nuk do ishte e mundur pa diktat politik mbi gjykatësin, andaj propozoj që të zbatohet proces gjyqësor apo debat për lëndën time para Komisionit Anketues për të Drejtat e Qytetarëve, e që do të transmetohej edhe në media. Georgiveski ka lënë shumë ‘rozmarinë foshnja’ në VMRO-DPMNE, me këtë edhe në pushtetin aktual. Më jepni vetëm edhe pak kohë shkruan Paunovski për të shtuar se gjatë këtyre tre viteve njëri nga këto foshnje është Mihajllo Manevski, njeriu i cili kontrollon procesin gjyqësor kundër meje’. Ish-ministri i Mbrojtjes Luben Paunovski duhet të kryej dënimin me burg prej 3 vjet e gjysmë për shkak të shpërdorimit të detyrës. (Arta Tahiri, alsat)
Shtuar më 24/07/2009, ora 22:57
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori