Patozi: Zgjedhje lokale e të përgjithshme në 2017
Deputeti i PD, Astrit Patozi, i ka propozuar sot në Kuvend kryeministrit Edi Rama që në vitin 2017 të shpallë zgjedhje të reja lokale bashkë me ato të përgjithshme.

“Bilanci i parë i ligjit të dekriminalizimit ishin njerëz me 4 emra. Unë e di që është e padrejtë të bëhen zgjedhje në ato bashki që drejtohen nga njerëz të nderuar, por më mirë të digjet dhe i njomi me të thatin në këtë situatë.

Pasi të biem dakord për këtë, mund të biem dakord brenda ditës për Reformën në Drejtësi, reformën në zgjedhje, në bujqësi, peshkim, madje dhe reformë për luftën e yjeve po të duan”. /albeu.com/
Shtuar më 26/05/2016, ora 12:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori