Patozi zbulon detaje nga takimi me Berishën: Ja për çfarë folëm në zyrën e tij (VIDEO)
Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka zbuluar sot te “ABC News” disa detaje nga takimi i mbrëmshëm me Sali Berishën.

Patozi i shkoi në zyrë Berishës dhe zhvilloi një takim kokë më kokë me të. I pyetur nga gazetari, Patozi tha se ai ka diskutuar mbi humbjen e PD-së dhe fatin e saj pas humbjes, shkruan “Panorama”.

“Unë e kam takuar dje zotin Berisha, por ky nuk qe as takim i fshehtë por as zyrtar. Unë mund të them se jemi takuar si dy demokratë që janë të shqetësuar për traumën që ka përjetuar PD gjatë zgjedhje dhe për më tepër këtë që ka ndodhur pas humbjes.

Berisha e lexon më mirë nga të gjithë rezultatin traumatik të PD-së. Tani ideja qëndron nëse do të ringrihet PD-ja apo do të ndahet?
Se me veprimet e zotit Basha të çojnë te e dyta. Këtë kam diskutuar edhe me zotin Berisha. Kaq mund të them për këtë takim.
Por meqë ju doni një fjali konkrete nga takimi, ju them se jemi ndarë pa asnjë keqkuptim nga takimi”, tha Patozi. /albeu.com/
Shtuar më 05/07/2017, ora 18:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori