Zgjedhje të parakohshme? Kovaçevski i përgjigjet Nikollovskit

Përgjigja e kryeministrit, ndaj pyetjes së nënkryetarit të VMRO-DPMEN-së, Aleksandar Nikollovski, ishte se nuk duhet të ketë  parlamentare. Ai tha se së pari kemi një qeveri e cila përkujdeset për të gjitha nacionalitetet dhe për dinjitetin e tyre, ndërsa shtoi se intersat nacionale u mbrojtën javën e kaluar, para gjithë partnerëve ndërkombëtar.

Sa i përket çështjeve ekonomike, Kovaçevski, tha se ata kanë ndihmuar vendin gjatë kohës së krizës me pandeminë, me energjinë elektrike si dhe kanë rritur rrogën minimale për 100%.

“Rroga e mjekëve është rritur prej 5 deri 25%, mësimdhënësit kanë rritje historike, të mos harrojmë për 10 vite kishin rritje prej 5 deri 6%. Tani kanë rritje kumulative prej 21% dhe me marrëveshjen e ri me SASHK-un do të jetë 14% shtesë, do të ketë rritje edhe për profesorët universitar. Me LSM ka bisedime jo vetëm për rritje të rrogës por edhe kthim të K-15”, tha Kovaçevski, raporton SHENJA.