Patozi thumbon koleget e PD-së: Kur u bëtë kaq të dhembshur?
Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi përmes një statusi në Facebook komentoi fjalimin e sotëm të ish-ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushatit, i cili u shpreh se edhe mazhoranca nuk duhet të jetë arrogante.

Por, Patozi shpreh habinë se si për fjalën e tij qënkan gëzuar më shumë ata, siç i quan ai ish-kolegët e tij në PD, të cilët thotë se vetëm një muaj më parë e quanin zëdhënës të bandave.

STATUSI I PLOTË I PATOZIT

Edhe mua më pelqeu fjala e Ditmir Bushatit sot në parlament, pavarësisht se e kam pasur dhe e kam kundërshtar politik.
Sepse e shikoj, gjithësesi, si një xixëllonjë, që mund ta thyejë sadopak terrin e marrëzisë së Rilindjes, që, për fat të keq, nuk e vetmja sot në Shqipëri.

Një shenjë e zbehtë ndoshta se në partitë tona të shndërruara në kazerma ushtarake mund te fillojnë e të flasin, apo qoftë edhe të belbëzojnë, ata që janë më kurajozë dhe më mendjehapur.

Por po shoh se shumë më tepër se unë qenkan gëzuar ata, të cilët vetëm një muaj më parë e quanin atë Ditëziu i krimit në Shkodër dhe zëdhënës të bandës së Bajrave.

Të ketë ndryshuar Ditmiri thua, apo janë bërë më të dhembshur dhe mirëkuptues ata?
Shtuar më 03/04/2019, ora 18:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori