Patozi thumbon Bashën: Partinë çoje te Check up-i i Ramës
Ish-deputeti demokrat, Astrit Patozi ka thumbuar sërish kreun e PD-së Lulzim Basha.

Me anë të një postimi në Facebook Patozi i bën një propozim Bashës
se çfarë duhet të bëjë më PD, tani pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Postimi i Patozit

ÇOJE PD-në TEK CHECK UP-i i RAMËS

I dashur Lulzim,

Ka vetëm një mënyrë për të dalë me sukses kjo analiza, që ke shpallur se po bëhet në Partinë Demokratike, pas fitoreve të njëpasnjëshme në zgjedhje.

Jepja më mirë ta bëjë Vilma Nushi, e cila ka marrë konçensionin e “check up-it”.

E para, ta bën shpejt, e dyta, ta bën falas, e treta, ta nxjerr si ta duash vetë, por më kryesorja është se ta njeh edhe qeveria. /albeu.com/
Shtuar më 05/12/2017, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori