Patozi tallet me Veliajn: Po në Durrës a do të ketë shi?!
Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka reaguar me ironi lidhur me paralajmërimin e Erion Veliajt, i cili bëri thirrje që kryeqytetasit të mos dalin nga shtëpitë pasi koha do të jetë me shi.

Patozi tha se qeveria jonë shërben tashmë edhe si parashikuese moti.

Ai tha se qeveria me siguri e di edhe sesi do të jetë moti jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, Elbasan, Fier dhe qytete të tjera të Shqipërisë. /Albeu.com/
Shtuar më 23/03/2016, ora 20:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori