Patozi: S'kemi nevojë të shohim Ramën që çon dele dhe Metën që çon zogj për të përmbyturit
Deputeti i PD, Astrit Patozi, ka ironizuar daljet para mediave të kryeministrit Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, që kanë çuar dele dhe zogj në zonat e përmbytura.

"Qindra familje të përmbytura kanë nevojë sot për mbështetje reale dhe jo për filantropi zyrtarësh të lartë.

Nëse do të shkosh si burrë shteti në Novoselë apo Levan, merr me vete vendimin e Qeverisë që dëmshpërblen çdo gjë të përmbytur.

Ne nuk kemi nevojë për një kryeministër që shpërndan dele dhe as për një kryetar Kuvendi që u çon peshqesh zogj. E njëjta gjë vlen edhe për furgonat e opozitës që nisen nga selia", deklaroi Patozi nga salla e Kuvendit. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2015, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori