Patozi sfidon me një muzikant për Bashkinë e Tiranës
Bindja Demokratike e drejtuar nga ish-deputeti Astrit Patozi ka zgjedhur të sfidojë me një muzikant për kreun e Bashkisë së Tiranës.

Mësohet se për zgjedhjet në Tiranë nën siglën e Bindjes Demokratike do të garojë muzikanti Arben Skënderi.

Skënderi ka qenë pjesë e listave për anëtar të Këshillit Kombëtar të PD-së, por vitin e kaluar ai nuk pranoi të garojë duke u shprehur se zgjedhjet në selinë blu ishin një farsë.

Tashmë muzikanti i është bashkëangjitur Bindjes Demokratike dhe bëhet gati për të sfiduar kryebashkiakun aktual të Tiranës.
Shtuar më 14/05/2019, ora 17:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori