Patozi: Roli i Metës në opozitë është më i madh se sa i Bashës
Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka theksuar se Ilir Meta sot ka marrë një rol më të madh në opozitë se sa kreu i PD Lulzim Basha.

Sipas Patozit edhe pse Meta ka të drejtë ta bëjë diçka të tillë, pozita e tij si President i vendit e detyron që mos të ndërmarrë një hap të tillë.

‘Di të them që roli i tij sot në opozitë është më i madh se sa i Lulzim Bashës dhe kjo është evidente. Kjo është shumë e qartë edhe për Lulzim Bashën, i cili ka qenë në një lloj tërheqje ditëve të fundit, s’ka pasur protagonizëm, përveç dje që foli. Unë besoj që Ilir Meta ka marrë një rol opozitari të mirëfilltë dhe është në të drejtën e tij që ta bëjë, por jo duke qenë njëkohësisht edhe President brenda Kushtetutës sepse nuk shkojnë të dyja. Pra që të jesh dhe aktor politik dhe përfaqësues i unitetit të kombit, nuk mund t’i bësh të dyja. Ilir Meta ka çeduar tek pjesa e Presidentit dhe ka marrë protagonizëm tek pjesa e opozitarit”, tha Patozi në emisionin ‘Provokacija’.

Vendimin për anulimin e zgjedhjeve, Patozi tha se Meta e ka bërë për t’i dhënë një serum opozitës dhe partisë së tij.

‘E ka bërë për t’i dhënë kohë, për t’i dhënë serum opozitës, ku përfshihet dhe partia e tij. Është qartësisht partia e tij. Kam qenë krejtësisht i bindur që ditën e parë kur ka shkuar President që nuk do e linte asnjë ditë atë parti, por do ishte protagonist i asaj partie. Kaq. Koha na dha të drejtë’, ka theksuar Patozi.
Shtuar më 14/06/2019, ora 22:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori