E pabesueshme: Gafa e Griezmann, shikoni çfarë bën me portën bosh (VIDEO)

Barcelona ka arritur të mposht Real Valladolidin me rezultat minimal 1 – 0.

Pavarësisht që miqtë ishin me 10 lojtarë në fushë që nga minuta e 79-të, Barcelona siguroi fitoren një minutë para se të përfundonte koha e rregullt.

Por vlen të theksojmë që në minutën e 58’ ekipi katalanas ka humbur një rast të pabesueshëm, teksa në fillim me Dembele dhe më pas me Griezmann nuk arritën dot të shënonin.

Fillimisht ishte portieri Masip që priti goditjen e Dembele, ndërsa Griezmann me portën bosh goditi jashtë me kokë.


Shtuar 6.04.2021 16:56