Patozi: PS-ja ta votojë të enjten ligjin për Gjykatën Administrative
Astrit Patozi
Kryetari i grupit parlamendar të PD-së Astrit Patozi ka reaguar menjëherë pas deklaratave të Gramoz Ruçit se PS-ja do të votojë ligjin për Gjykatën Administrate nëse nis hetimi i zgjedhjeve të qershorit.

Në një konferencë për shtyp kryetari i grupit kuvendor të PD-së Patozi i ka bërë thirrje opozitës që të votojë në seancën e së enjtes ligjin për gjykatën administrative pasi do të jetë në të mirë të biznesit.


"Maxhoranca ka qënë e gatshme pa humbur kohë për të miratuar ligjin dhe ne e bëjmë sepse vlerësojmë se ligji është jashtë intereseve të njërës palë politike por për një klimë sa më të mirë për biznesin" theksoi Patozi.

Gjithashtu kreu i grupit kuvendor demokrat theksoi se maxhoranca është e gatshme që të votojë çdo nismë që është për përmirësimin e ligjit duke shtuar se PD-ja ka qënë dakort për hetimin e zgjedhjeve komform kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

"PD-ja është shprehur dakort për hetimin e zgjedhjeve duke respektuar rezolutën e BE-së theksoi Patozi duke shtuar se opozita nuk duhet t'i kushtëzojë votat me shkeljen e kushtetutës.

Patozi i bëri thirrje edhe njëherë opozitës që të dalë nga interesat e saj të vogla dhe të votojnë ditën e enjte ligjin për Gjykatën administrative që sipas tij do të ishte një shans i mirë për të dhe do të tregonte se PS-ja po ngrihet në lartësinë e një opozite serioze e cila punon për interesat madhore të vendit.
Shtuar më 28/09/2010, ora 14:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori