Patozi: Propozimi i Rames eshte anti-kushtetues
Albeu.com
Kryetari i grupit parlamentar i PD-së Astrit Patozi theksoi se hapja e kutive të materialit zgjedhor është në kundërshtim me kodin zgjedhor dhe është anti-kushtetuese. Duke iu referuar propozimeve të kreut socialist Rama kreu i ...... grupit kuvendor Patozi theksoi se hapja e kutive të materialit zgjedhor bie në flagranë me kodin zgjedhor.
"Propozimi i Ramës bie ndesh me kolegjin elektoral i cili ka vendosur se nuk mund të ketë hapje të kutive pasi ai nuk disponon asnjë provë për rinumërimin e votave" theksoi Patozi duke shtuar se ky propozim bien ndesh edhe me vendimin 24 të Gjykatës Kushtetuese që komisionet hetimore hetojnë vetëm mbi faktet e ngritura.

Sipas tij vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të formës së prerë dhe është vetëm kjo gjykatë e cila kjo mund t'i drejtohet Komisionit të Venecias për rishikimin e vendimeve të saj.

Në përfundim të fjalës së tij kreu i grupit parlamentar të PD-së patozi shprehu edhe njëherë qëndrimin e maxhorancës që zgjidhja e situatës politike të bëhet në respekt të Kushtetutës dhe ligjeve të vend.
Shtuar më 16/05/2010, ora 13:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori