Patozi për ringritjen e PD-së: Luli bën mirë të pranojë
Një nga përfaqësuesit kryesorë të platformës për ringritjen e PD duke folur në studion e emisionit “Kjo Javë” të Nisida Tufës tha:

“Me kete platforme kemi shlyer një detyrim karshi anëtarësisë së PD por dhe më gjerë, se PD është aset kombëtar që si përket thjesht demokratëve por gjithë shqiptarëve, kemi një ekstra mazhorancë që rrezikon të kthehet në një kërcënim social për shkak të numrave të bollshëm që ka.

Një mënyrë që PD të dalë nga një krizë që përjetoi për shkak të humbjes në zgjedhje.

Kjo traumë u shkaktua jo thjesht nga rezultati, nga mënyra si shkuam dhe si e interpretuam humbjen pasi ndodhi, e gjitha sipas nesh ishte një katastrofë, një drejtim i gabuar që nga dita kur u nënskrua marrëveshja, një lidership që ka bërë cdo ditë edhe më shumë për të thelluar gabimet e tij, kërkon që demoratët të bashkohen dhe të ringrihet sa më shpejt
këtë e kërkojmë përmes votës.

Në PD është thyer besimi të lidershipi. Presim përgjigje pozitive nga Basha. Nga kjo varet e ardhmja e PD.
Shtuar më 07/10/2017, ora 17:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori