Patozi: PD kërcënohet nga oportunizmi me një pjesë të mazhorancës
Astrit Patozi
Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi shprehet në një intervistë për gazetën Panorama se Basha ndodhet nën presionin e të krahasuarit me Berishën, por që i ka aftësitë ta kalojë këtë sfidë. Ai nuk harron ta cilësojë Olldashin si produkt elitar të investimeve të PD që nuk duhet kthyer mbrapsht.

"Ne mendojmë, ashtu siç e ka thënë zoti Fyle, se konsensusi është më i rëndësishëm edhe se vetë referendumi, e jo më nga një votim i thjeshtë Ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi, e sheh veten të realizuar dhe të gatshëm për të kryer detyrën e tij si deputet në opozitë. Thotë se Basha ndodhet nën presionin e të krahasuarit me Berishën, por që i ka aftësitë ta kalojë këtë sfidë. në Parlament. Dhe unë kam prirjen të besoj se çdo zyrtar i lartë i BE-së nuk e shikon maxhorancën dhe opozitën e një vendi aspirant sipas emrit të përveçëm, por thjesht si një koncept të pandryshuar, pavarësisht roleve që mund të ndërrohen, si në çdo demokraci funksionale, ku rotacioni është normalitet. E njëjta gjë gjykoj se duhet pritur edhe nga misionet ndërkombëtare që kanë asistuar prej vitesh progresin dhe forcimin e institucioneve tona. Kujtoj gijotinën brenda ditës mbi të gjithë kupolën e Policisë së Shtetit, një akt barbar dhe i paprecedent, që do të ishte i papërligjur edhe sikur të ishte provuar në të gjitha shkallët e gjykatave se çdo e keqe këtij vendi i vinte nga forcat e rendit. Nuk jam i sigurt nëse një gjë e tillë ka ndodhur në vitin 1944, kur në Shqipëri instalohej regjimi i Enver Hoxhës, por ja që e bëri pa u menduar dy herë Edi Rama më 2013-n. Dhe e gjitha kjo në kapërcim të plotë të ligjit, që nis me emërimin e drejtorit të Përgjithshëm jashtë çdo kriteri. Dhe pas asaj që ndodhi me Policinë e Shtetit, jam pak i paqartë se përse i duhet Edi Ramës dhe Ilir Metës që të shtyjnë patjetër me ligj konsensusin për nëpunësin civil? Ndërkohë që edhe ligjet e pashtyra apo të pandryshuara shkelen me të dyja këmbët në mes të ditës dhe me ndërkombëtarët në sfond, të cilët pak nga pak po kthehen në “yje që rrinë e vështrojnë" shprehet Patozi. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2013, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori